spot_img

Faton Peci njofton kallëzim penal ndaj disa gazetarëve e opinionistëve: “Janë cenuar zgjedhjet në Mitrovicë!”

spot_img

Mitrovicë e Jugut – Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka njoftuar se do të dorëzojë kallëzim penal ndaj disa individëve publikë dhe mediave për, siç thotë ai, manipulime, ndikime të jashtëligjshme dhe cenim të procesit zgjedhor në Mitrovicën e Jugut.

Në komunikatën e bërë publike nga Peci, thuhet se pas analizës së procesit zgjedhor dhe shqyrtimit të dëshmive, është konstatuar dyshim i bazuar për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve dhe falsifikim të rezultateve të votimit, sipas nenit 210 dhe nenit 216 të Kodit Penal të Kosovës.

Emrat e përmendur në kallëzimin penal

Në kallëzimin penal, Peci përmend disa emra publikë e gazetarë, përfshirë:
Baton Haxhiu, Berat Buzhala, Lirim Mehmetaj, Visar Imeri, Ilir Mirena, Valon Syla, Ermal Panduri, Valon Feka, Shkumbin Kajtazi dhe të tjerë.

Sipas Pecit, këta persona dyshohen për veprime të sinkronizuara me qëllim të ndikimit në votën e qytetarëve, përmes “shpifjeve, linçimeve, akuzave të rreme, numrave të manipuluar dhe publikimit të exit poll-eve të paligjshme”.

Thirrje për drejtësi dhe transparencë

Peci ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë për trajtim urgjent dhe të drejtë të këtyre veprimeve, duke paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim do të prezantohen fakte dhe dëshmi të reja të bazuara në deklarimet e qytetarëve dhe entiteteve të tjera.

“Transparenca është tipar që na dallon si individë, si politikanë e si parti politike, dhe mbrojtja e votës së qytetarëve të Mitrovicës është prioriteti ynë kryesor,” – ka theksuar Peci.

Këto deklarata vijnë pas përfundimit të procesit zgjedhor në Mitrovicën e Jugut, ku rezultati përfundimtar ende nuk është certifikuar nga KQZ.
Peci pretendon se gjatë ditës së zgjedhjeve janë ndërmarrë veprime të koordinuara nga media dhe individë për të ndikuar në rezultatin final, ndërsa thekson se vullneti i qytetarëve duhet të mbrohet me çdo kusht.

NGJARJE TË TJERA

spot_img