FC Ballkani ka dalë me një thirrje në faqen zyrtare të klubit duke ftuar tifozët të mbushin stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen me Slavia Prahën.
Kampioni i Kosovës luan si vendas të enjten kundër ekipit çek në kuadër të rrethit të pestë në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës, shkruan Demokracia.com.
Tani që biletat kanë dalur në shitje, Ballkani ka kërkuar që të gjithë të jenë në përkrahje të tyre në shkallët e stadiumit në kryeqytet.
“Historia vazhdon. Na duhet përkrahja e të gjithëve, andaj të gjithë të enjten për Ballkanin në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruhet në postimin e Ballkanit.
“Portokallezinjtë” e Ilir Dajës kanë katër pikë në pozitën e fundit, po aq sa Slavia që ka goldallim më të mirë.
Lider është Sivasspori me shtatë pikë, njëjtë sikurse Cluji.