spot_img

FC Ballkani fiton 80 mijë euro

spot_img

FC Ballkani është njëra ndër klubet që ka shpenzuar më së shumti viteve të fundit në futbollin kosovar.Asamblea e Suharekës miraton vendimin për ndihmë të Ballkani në shumën prej 80 mijë €.

Në këtë sezon 2021/2022, skuadra suharekase ka arritur që të shpallet kampion i Superligës së Kosovës, kështu duke shkruar historinë për klubin ashtu edhe për qytetin.

Sot me fillim nga ora 10:00 është duke u mbajtur mbledhja e pestë e rregullt e Asamblesë Komunale të Suharekës, ku në rend dite ishte edhe pika për shqyrtimin e projekt-vendimit për ti ndihmuar klubit të futbollit “Ballkani”.

Në këtë pikë asambleistët diskutuan, ku edhe dhanë mendimet e tyre për këtë projekt-vendim, ku disa prej tyre ishin kundër kësaj pasiqë me kualifikimin e Ballkanit në Champions League, klubi suharekas do të ndihmohet me një shumë tejet të lartë, po ashtu mjete financiare i janë ndarë edhe nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Po ashtu, disa nga asambleistë ishin të mendimit që kjo shumë prej 80 mijë eurove t’u ndahet proporcionalisht edhe klubeve të tjera, duke nisur nga klubi basketbollistik, Golden Eagle Ylli, po ashtu klubit të volejbollit e kështu me radhë.

Pas përfundimit të diskutimeve nga ana e asambleistëve, nga kryesuesi i kuvendit, kjo pikë u hodh në votim, ku me 17 vota për, 11 kundër dhe dy abstenime miratohet pika e 4-të e rendit të ditës “Shqyrtimi i projekt-vendim për ti ndihmuar klubit të futbollit “Ballkani”.

Në këtë vendim të siguruar nga SuharekaOnline, në pikën 1.1 të nenit 1 thuhet se “Me këtë vendim klubit të futbollit “Ballkani” me seli në Rr. ” Stadiumi i qytetit” në Suharekë, i ndihmohet me mjete financiare në vlerë prej 80,000.00€ për ushtrimin e aktiviteteve sportive”.

Ndërkaq në pikën 1.2 të nenit 1 thuhet se mjetet lëshohen nga kategoria e subvencioneve të Drejtorisë për kulturë, rini, sport dhe mërgatë e Komunës së Suharekës, mjetet lëshohen në xhirollogarinë e klubit “Ballkani”.

Page 1 / 1Zoom 100%
Kurse në kërkesën e parashtuar nga FC Ballkani për ndihmë financiare është paraqitur edhe tabela me korinzat e shpenzimeve fillestare të kampanjes Europiane UEFA.

1. Faza përgatitore Bolu – Turqi 10 ditore, 40 persona, kostoja 30,000 Euro;
2. Bileta aeroplani, 40 persona, kostoja 6,000 Euro;
3. Veshëmbathje për stërvitje, 40 persona, kostoja 20,000 Euro;
4. Mjetet e punës rekuizita, tërësishme, 5,000 Euro;
5. Medikamentet, të ndryshme, kostoja 1,000 Euro;
6. Sigurimi në udhëtim, 40 persona, kostoja 500 Euro;
7. Autobusi në kampin stërvitor, 40 persona, 2,000 Euro;
8. Shfrytëzimi i fushave sportive për ndeshje, 4 ndeshje miqësore, kostoja 2,000 Euro;
9. Regjenerimi fizoterapeutik special, 25 persona, kostoja 1,000 Euro;
10. Shpenzimet e tjera operacionale, kostoja 13,500 Euro.
Totali: 80,000.00 Euro.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img