Ballkani sot ka shënuar një tjetër histori për futbollin e Kosovës, duke arritur të kualifikohet në fazën “Play-Off” në Conference League.
Kampioni i Kosovës ka eliminuar sot në fazën e tretë Klaksvik pas ekzekutimit të penalltive për të arritur atje ku deri tash nuk kishte arritur asnjë skuadër kosovare.
Kjo i ka gëzuar të gjithë futbolldashësit në vend, derisa presidenti I FFK-së, Agim Ademi e ka uruar Ballkanin duke përgëzuar të gjithë stafin e kësaj skuadre.
Postimi i plotë i Agim Ademit:
Urime FC Ballkani 👏👏👏⚽️
Kampioni ynë kualifikohet në fazën e ‘play-off’-it në Ligën e Konferencës, duke realizuar arritjen më të madhe deri më tash nga klubet tona në garat evropiane.
Përgëzoj futbollistët, trajnerët, drejtuesit e klubit si dhe tifozët portokallezi për suksesin e arritur ndaj skuadrës nga Ishujt Faroe, Klaksvik.
Besoj në një paraqitje dinjitoze të kampionëve tanë edhe në ndeshjet e ‘play-off’-it kundër skuadrës shqiptare nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupi.
Forca FC Ballkani! 🟠⚫️