spot_img

Lotët e gëzimit…emocion e shperthim i yjeve të kampionit “dardan”

spot_img

Lindon Emërllahu e Damir Ljuljanovic do ta mbajnë gjatë në mendje takimin ndaj Klaksvik në Ishujt Faroe, shkruan AlbanianNews.

Jo pse lojtarët tjerë nuk dhanë maksimumin, madje Erjon Krasniqi realizoi gjatë lojës, goli i të cilit dërgoi skuadrën në shtesa, por Lindoni e Damiri mbajtën peshën e lojës në çastet vendimtare.

Poriteri shqiptar nga Mali i Zi, të cilit i mjaftuan vetëm dy takime të tregoi formën e lartë, ndali dy gjuajtje të penalltive, përveç pritjeve deçizive të disa goditjeve gjatë lojës.

Derisa Lindoni, shpërthimi i edicionit, mori përsipër goditjen vendimtare në 11 metërsha duke gjuajtur qetë e i përqëndruar maskimalisht, si një lojtar me përvojë të gjatë e jo që i ka mbi supe vetëm 18 pranvera.

Mesfushori nga Mushtishti i Suharekës i dalur nga shkolla futbollit e klubit amë, Ballkani, premton se do të jetë e ardhmja e futbollit nga këto treva.

Për kualifikim meritor janë të gjithë, edhe Qëndrim Zyba, të i cilit i ndodhi të godet penalltinë mbi portë siç i kishin ndodhur asave të mëdhej si Baresi, Bagio apo yjet e sotëm Messi e Ronaldo.

Këta djelmosha javët e ardhshme i pret sfida vendimtare për kualifikim në grupet e Ligës, derisa takimi i parë zhvillohet në Shkup ndaj skuadrës shqiptare me të njëjtën emër, ndeshja kthyese luhet në Prishtinë një javë më vonë.

Trajneri Ilir Daja do të këtë kohë deri të enjtën e ardhshme të përgatit ekipin ndaj shkupjanëve. Ai me Ballkanin kishte regjistruar një përballje me Shkupin, kur gjatë përgatitjeve në miqësore e kishte mposhtur atë, 2:0. Por takimi i radhës ka rëndësinë e një bilete shumë të rëndësishme dhe çasja e angazhimi pritet të jetë nivel krejt tjetër.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img