Llapi dhe Malisheva sot fillojnë edicionin 2024/25 me ndeshjet e para zyrtare që do të luhen në garat evropiane.
Dy skuadrat kosovare luajnë në dy gara të ndryshme, Llapi në Ligën e Evropës dhe Malisheva në Ligën e Konferencës.
Llapjanët do të luajnë në udhëtim në Poloni, ku përballë kanë skuadrën e madhe polake Wisla Krakow.
Kjo ndeshje e parë është e vlefshme për rrethin e parë të kualifikimeve për grupet e Ligës së Evropës, derisa dueli fillon nga ora 20:30.
Malisheva ditën e sotme do të debutoj në arenën evropiane, pasi luan për herë të parë një ndeshje në këtë nivel garash.
Skuadra e udhëhequr nga Qëndrim Kida në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë pret rivalët ballkanik Budocnostin e Podgoricës.
Sfida mes Malishevës dhe Budocnostit fillon nga ora 17:00.