spot_img

Festa e beqarisë u kthye në makth, dënohet me 32 vite burg Fatbardh Idrizi

spot_img

Gjykata e Athinës dënoi me 32 vite burg 38-vjeçarin shqiptar Nardi Idrizi alias Fatbardh Idrizi, i akuzuar për sulmin ndaj tre të rinjve grek në dhjetor te vitit 2023 në Gazi.

Tre të plagosurit, dy vëllezërit dhe shoku i tyre nga Malia, kanë pasur fatin të shmangin më të keqen, pasi autori ka hapur zjarr ndaj tyre, duke synuar drejtpërdrejt në kokë dhe duke qëlluar pas shpine, dhe kjo për shkak të një keqkuptimi të parëndësishëm.

Bie në sy se 38-vjeçari shqiptar ishte në kërkim për ngjarjen deri pak para nisjes së gjykimit, kur kishte informacione se ai do të dorëzohej, pas dëmshpërblimit financiar që u dha tre viktimave.

Megjithatë, sipas letrës së tyre drejtuar kryetarit të trupit gjykues, dy nga të plagosurit nuk mundën të merrnin pjesë në gjykim për arsye shërimi.

Gjatë procedurës, tre viktimat, edhe pse të kompensuara, nuk kanë qenë të pranishme, duke ua lënë vendimin gjyqësor gjyqtarëve kompetentë.

Përfundimisht, Gjykata me juri të përzierë vendosi një dënim total prej 32 vitesh burg për 39-vjeçarin shqiptar, nga të cilat 20 vjet duhet ti vuajë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img