spot_img

FFK lansoi strategjinë për periudhën katërvjeçare “Themelet e së ardhmes

spot_img

Federata e Futbollit e Kosovës ka lansuar strategjinë e saj për periudhën 2024 – 2028 nën moton “Themelet e së ardhmes”. Në ceremoninë e mbajtur në hotel “Emerald”, krahas mysafirëve të shumtë nga komuniteti i futbollit i pranishëm ishte edhe ministri për Kulturë, Rini e Sport, Hajrulla Çeku si dhe përfaqësuesi i UEFA-s, Denis Bastari dhe përfaqësuesit e FIFA-s, Gianni Manca dhe Lorenzo Cavallari FIFA.

Presidenti Agim Ademi në adresimin e tij para të pranishmëve falënderoi UEFA-n që i qëndroi afër FFK-së në hartimin e kësaj strategjie, derisa theksoi se tashmë rruga përpara ka të ardhme të ndritur.

“Kjo strategji është rruga e federatës drejt zhvillimit të futbollit kosovar në vitet e ardhshme. Ajo përmban vizionin tonë për të ardhmen dhe garanton zhvillim e progres. Ne jemi të përkushtuar që t’i përmbushim të gjitha pikat e kësaj strategjie, në mënyrë që komunitetit të futbollit t’i krijojmë mundësi për avancim të mëtutjeshëm. Synimi ynë është që në çdo cep të vendit ta kemi nga një fushë stërvitore. E kjo nuk mund të bëhet edhe pa mbështetjen e MKRS-së, e cila tashmë ka filluar zbatimin e strategjisë së saj për përmirësimin e infrastrukturës, me punimet në stadiumin ‘Adem Jashari’, derisa shumë shpejt do të nisin edhe punimet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për ta bërë fushën me bari hibrid”, ka theksuar ndër të tjera presidenti Ademi.

Ndërkaq, ministri Hajrulla Çeku u shpreh i lumtur që është pjesë e këtij eventi dhe përgëzoi Federatën e Futbollit të Kosovës për krijimin e strategjisë për periudhën katërvjeçare. “E përgëzoj FFK-në dhe presidentin Ademi, i cili krahas punëve të tjera është i përkushtuar edhe në planifikimin strategjik afatgjatë. Në bashkëpunim me FFK-në dhe komunat po bëjmë konsolidimin e stadiumeve. Presidenti Ademi përmendi investimet në stadiumet ‘Adem Jashari’ dhe ‘Fadil Vokrri’, por ne me po aq zell po i trajtojmë edhe stadiumet e tjera. Brenda 5 viteve besoj se Kosova do ta përmbyll temën e infrastrukturës sportive”, ka thënë Çeku.

Ai ka thënë se MKRS gjatë këtij viti po planifikon edhe nisjen e stadiumit nacional.
E Adam Walker, mentor i strategjisë së FFK-së nga UEFA Grow përgëzoi stafin e FFK-së dhe përkushtimin e tyre për të ndërtuar këtë strategji: “Në secilën fazë të vizitave tona ju më keni sfiduar me vizionin tuaj. Kjo qartësisht tregon se jeni të përkushtuar të testoni ‘status quon’ dhe të gjeni rrugën më të mirë të zhvillimit të futbollit të vendit tuaj. Përveç kësaj ju keni ndërmarrë një vizion të qartë që strategjia juaj të jetë sa më reflektuese. Shpresoj dhe besoj se të gjithë akterët do të shijojnë dhe festojnë shumë suksese që pashmangshëm kjo strategji do t’i sjellë. Puna e vështirë fillon nesër. Derisa krijimi i një strategjie është sfidë, impementimi i saj i përditshëm do të jetë shumë i rëndësishëm. Jam i entuziazmuar që e përfunduam këtë proces dhe tani do të shohim ndikimin e saj në zbatim. Keni një ekip fantastik brenda federatës, të cilët kanë shumë energji për të punuar dhe për të ndërtuar procese”, ka theksuar ai.
Ndërkohë, zyrtarja për zhvillim në FFK, Doruntina Fetahu shpalosi vizionin strategjik të FFK-së: “Në një botë ku të gjithë janë në zhvillim, federata mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj për të ngritur unitetin dhe bashkëpunimin midis anëtarëve të saj. Misioni ynë është të bashkojmë mbarë Kosovën për ndërtimin e një shoqërie më të mirë përmes sportit. Futbolli është forca më unifikuese dhe pozitive në shoqërinë kosovare, andaj ne angazhohemi që ta mbrojmë dhe të zhvillojmë në të gjitha nivelet dhe kjo nënkupton ta kemi një strategji të qartë të cilën tashmë e kemi. Komponentët kryesor janë pjesëmarrja, klubet dhe garat, rruga e talenteve dhe ekipeve kombëtare, infratruktura dhe zhvillimi i biznesit”, tha ajo derisa tutje shpalosi në detaje shtyllat e kësaj strategjie.
Në ditë në vijim strategjia “Themelet e së ardhmes” do të publikohet në faqen zyrtare të FFK-së.

NGJARJE TË TJERA

spot_img