Federata e Basketbollit e Kosovës njofton se afati kalimtar për të gjithë lojtarët/et vendorë/e dhe të huaj/a në të dyja konkurrencat dhe në të gjitha kategoritë fillon nga sot (1 gusht) deri më 12 gusht 2022.
Klubet veçse janë treguar shumë aktive dhe kanë bërë disa përforcime, varësisht nga synimet që kanë, njofton FBK-ja, përcjell Demokracia.com.
Edicioni i kaluar ishte shumë interesant, ndërsa me interesim të madh po pritet edicioni 2021-2022, sidomos në bazë të përforcimeve që kanë bërë klubet.
Edicioni i ri do të fillojë me Superkupën e Kosovës dhe më pas me garat e elitës që do të jenë shumë interesante.