Tifozët e Ballkanit po e shijojnë në maksimum suksesin e skuadrës së tyre në garat evropiane. Ata kanë filluar ta shohin realitet kalimin në fazën e grupeve.
Kanë kërkuar nga kryetari i komunës së tyre, Bali Muharremaj, që dita e enjte, 25 gusht të jetë ditë pushimi.
Në një postim në rrjetet sociale, ku tifo-grup e bën kërkesën në fjalë në mënyrë që të gjithë të kenë mundësinë të ndjekin ndeshjen e kthimit Ballkani-Shkupi, me takimin e parë që u mbyll me rezultatin 1:2.
“Kërkesë! I nderuari Kryetari ynë i Komunës z.Bali Muharremaj. Kërkojmë nga ju që data 25 gusht, që i bie ditë e Enjte, që në komunën tonë të jetë ditë pushimi, për ta shijuar këtë datë historike të gjithë ne dhe ta kenë mundësinë të gjithë të vinë në këtë ndeshje historike për qytetin tonë! Me respekt, XHEBRAILAT 1992, Suhareke.”-shkruhet në postimin e tifo-grupit.