Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, e ka klasifikuar politikën aktuale të degraduar. I ftuar në emisionin DPT te Fidani në ATV, Ismaili ka thënë se dikur politika ka qenë më interesante, transmeton Reporteri.net.
“Për qe ma ka marrë mendja qe vazhdojmë me degradu si shoqni s’ma ka marrë mendja. Janë pasoja prej një mosedukimi shumë të gjatë, prej paslufte. Por edhe prej pushtetit të ri, thjesht nuk po ndryshon asgjë dhe po degradon”, u shpreh ai.
Ismaili ka folur për aktualitetin politik.
“Klasa politike më nuk është interesant. Para 5 viteve ka qenë një kuvend shumë i qartë, sot nuk ke. Nuk din as me shkru”, tha ai.
Ismaili ka thënë se qeveria aktuale i ka humbur krejt parimet që i ka pasur.
Ismaili ka thënë se VV-ja ia ka lënë Dardan Molliqajt të gjitha fajet dhe “e ka çitur” prej partisë, “dhe i dolën të palarat”.
“Pishman nuk i bie që kam qenë në Vetëvendosje. Përvojë e mirë jetësore ka qenë. Kuvendi i Kosovës përfaqëson mendësinë dhe njerëzit e Kosovës. Qysh ka degraduar qiky milet ka degraduar edhe Kuvendi”, tha ai.
Ish-deputeti i Vetëvendosjes, e ka përmendur edhe largimin e Aida Dërgutit dhe “fjalët” e përdorura ndaj saj.
“Për Aida Dërgutin kurrë nuk ia fali. Fëlliqësira”, u shpreh Ismaili.
Ismaili ka thënë se i ka thënë “përfundimisht jo politikës”.