spot_img

Fitore e rëndësishme e Prishtinës në udhëtim te Malisheva

spot_img

Prishtina ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Malisheva në kuadër të javës së 30-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Kryeqytetasit triumfuan 1-0 si mysafir i malishevasve, ndërsa goli i vetëm u shënua në pjesë të dytë.

Ndeshja ishte e barabartë qysh nga fillimi, me dy skuadrat që luajtën lojë të hapur, por që nuk arritën t’i konkretizonin rastet në 45 minutat e parë.

Në pjesën e dytë ishte një ritëm tjetër, me dy ekipet që e kërkonin me ngulm fitoren.

Por, këtë e arriti Prishtina, kur realizoi për 1-0 në minutën e 67-të me golin e Hasan Hysenit, ndërsa asistues ishte Ardian Muja.

Për t’i bërë gjërat më keq për Malishevën u përkujdes Rilid Haziraj, që zhvilloi lojë të rrezikshme dhe në minutën e 71-të u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Malsiheva vazhdon të jetë në vendin e katërt me 52 pikë, gjersa Prishtina është në të pestin me 43 sosh.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img