spot_img

Llapin fiton në kohën shtesë ndaj Fushë Kosovës, vendos një gol i Ilir Krasniqit

spot_img

Llapi ka fituar në kohën shtesë në shtëpi ndaj Fushë Kosovës me rezultat 1-0 në ndeshjen e javës së 30-të të Superligës së Kosovës.

Të besuarit e Tahir Batatinës e dominuan takimin nga fillimi deri në fund duke krijuar shumë raste për shënim.

Edhe përkundër rasteve të shumta, Llapi nuk arriti të shënonte në pjesën e parë, edhe pse Ahmet Januzi ishte i vetëm me portierin Davide Borsellinin që bëri prite të madhe.

Sikurse në të parën edhe në të dytën Llapi që po lufton për titull kampioni, kërkonte me çdo kush tri pikët.

Në minutën e 87-të, Llapi fitoi penallti, por që gjuajtja e Muhamet Hysenit u prit nga portieri i Fushës Kosovës, Borsellini.

Kur pritej që Llapi të bënte edhe një hap fals në luftë për titull, në skenë doli Ilir Krasniqi, që me një gjuajtje me kokë shënoi për 1-0.

Ky gol erdhi në kohën shtesë, duke i dhënë tri pikë të mëdha Llapit, që afrohet me kreun pas barazimit të Ballkanit me Dritën.

Llapi tani ka 58 pikë, aq sa Drita, ndërsa Ballkani ka 60 pikë si lider.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img