Fituesi i Kupës, Llapit vazhdon ta kompletojë skuadrën për edicionin e ri.
Llapjanët sot e kanë prezantuar mesfushorin Ardi Qorri i cili edicionin e kaluar ishte pjesë e Feronikelit.
Lajmin e ka dhënë vet skuadra e Llapit përmes një postimi në Facebook.
Njoftimi i plotë i KF Llapit:
Mirësevjen ARDI QORRI 💙
Mesfushori Ardi Qorri, pjesë e Feronikelit për 12 vite, ka bërë hapin e radhës në karrierë duke firmosur kontratë profesionale me skuadrën tonë për 5 vitet e ardhshme.
Ardi në edicionin e fundit u paraqit në 34 ndeshje për Feronikelin duke arritur të realizoj 6 gola e 1 asistim dhe e veçanta e golave të tij ishin golat e bukur nga largësia apo nga goditjet e dënimit.
21 vjeçari theksoi se pa u menduar dy herë zgjodhi ta pranoj Llapin si një klub që u jep hapësirë të rinjëve dhe se puna me trajnerin Batatina do ta shtyj atë ta jap më të mirën nga vetja që t’i tregoj vlerat.
Ardi u nda i kënaqur me kushtet e ofruara nga klubi dhe pasi firmosi kontratën, do t’i bashkohet grupit të lojtarëve në përgatitjet për garat evropiane që do t’i zhvillojmë në Strugë.
Vazhdojmë ARDI 💙