spot_img

Fondacioni “Golden Eagle” hap fabrikën me të punësuar vetëm personat me aftësi të kufizuara, fitimet do t’u shkojnë atyre

spot_img

“Për t’u shtuar numri i të punësuarve këtu, duhet mbështetje nga qytetarët, bizneset dhe institucionet, duke i blerë këto produkte, të cilat nga sot do të jenë në tregun e Kosovës dhe shumë shpejt në rajon dhe botë. Në fund është edhe një arsye tjetër pse duhet të blihen këto produkte, i gjithë fitime nga kjo fabrikë do të shkojë për persona me aftësi të kufizuar”, tha Palushi.

Në ceremoninë e hapjes së fabrikës “Freesia” ishte edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila u shpreh se secili nga qytetarët tanë është unik, zotëron talent dhe potencial të jashtëzakonshëm, “është thelbësore që ne të krijojmë një shoqëri ku të gjithë kanë mundësi të barabarta për të realizuar këtë potencial”.

Image
“Jam shumë e lumtur që ndodhem në mesin tuaj, në hapjen e këtij biznesi që do të jetë jo vetëm në funksion të mbështetjes dhe përfitimit të personave me nevoja të veçanta, por edhe ndërgjegjësimit të bizneseve dhe shoqërisë sonë. Me këtë veprim ju po dëshmoni atë që duhet të dëshmohet nga të gjithë ne si shoqëri, që krah personave me nevoja të veçanta duhet të jemi çdo ditë të jetës sonë”, tha Osmani në fjalën e rastit.

Ajo përmendi se nisma si kjo është në dobi të të gjithëve, ngase personat me nevoja të veçanta e meritojnë të jenë pjesëmarrës aktivë edhe në botën e biznesit.

Fabrika “Freesia” aktualisht do të ketë rreth 20 të punësuar dhe të gjithë do të jenë persona me aftësi të kufizuara, ndërsa ka për qëllim që të rritë kapacitetet e prodhimit bashkë me numrin e të punësuarve.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img