Teksa forcat ruse kanë arritur në Kiev, automjetet ushtarake Ukrainase kanë hyrë në qytet për ta mbrojtur atë.
Ministria e Brendshme e Ukrainës, në një deklaratë të dhënë së fundmi ka bërë me dije se automjetet ushtarake ukrainase kanë hyrë në Kiev për ta mbrojtur atë nga afrimi i trupave ruse.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha më herët se qyteti kishte “hyrë në një fazë mbrojtëse”.
Qeveria po i bën thirrje popullit të Kievit që të bëjë gjithçka që mundet për t’i rezistuar trupave ruse, duke përfshirë prodhimin e koktejve molotov dhe marrjen e armëve.