spot_img

Fotografia që tregon se si plumbi fluturon pak centimetra larg kokës së Trumpit

spot_img

Një fotografi e re tregon më së miri, se sa afër ishte plumbi që ta vriste Donald Trumpin gjatë të shtënave që ndodhën në një tubim në Pennslyvania.

Trump ishte mbuluar në gjak nga plumbi që i goditi veshin e djathtë, kurse sulmuesi u identifikua nga FBI-ja, transmeton Telegrafi.

Ishte 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks, që shtiu mbi presidentin në Buttler gjatë një tubimi elektoral gjatë të shtunës pasdite.

Fotografia shfaq një vijë të hirtë, ku shihet plumbi duke lëvizur – apo më mirë thënë duke fluturuar pak centimetra nga koka e Trumpit.

Fotografia u postua pas videos së publikuar ku një lëvizje e kokës ia shpëtoi jetën Trumpin, për faktin se plumbi që e goditi në vesh do të mund ta kishte goditur në kokë.

Pak para se të arrinte plumbi në vesh, Trump lëvizi kokën ngadalë – lëvizje kjo që e shpëtoi nga lëndimi më i rëndë apo edhe vdekja.

Në fund të videos, Trump shihet duke mbajtur veshin me dorë, pasi u godit nga plumbi dhe gjaku që i rridhte nëpër fytyrë.

Aty ishin agjentët e Shërbimit Sekret që reaguan menjëherë duke i dalë në ndihmë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img