Franca nuk ka hapur rrugë për ndonjë befasi në ndeshjen ndaj Marokut, në kuadër të Kupës së Botës.
“Gjelat” kanë triumfuar me rezultat 2-0 ndaj marokienëve, në një ndeshje që, ashtu siç pritej, ishte goxha e luftuar.
Golat për Francën u shënuan nga Theo Hernandez dhe Kolo Muani.
Maroku pati volum të lartë loje, sidomos në pjesën e dytë, kur u lëshua në sulm, por nuk e kishin saktësinë e duhur.
Në finale, Franca do të luajë ndaj Argjentinës.