spot_img

FSK-ja shpall fituesit e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2025”

spot_img

Është përmbyllur sot në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj “Gara e ushtarit më të mirë 2025” ku u shpallën rezultatet e garës që u realizua nga data 21-25.04.2025, me pjesëmarrjen e 44 konkurrenteve, 23 nga ta ishin pjesëmarrës ndërkombëtarë ndërsa 21 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ekipet e vlerësimit të garuesve, pas përfundimit të të gjitha diciplinave, shpallën edhe fituesit e kësaj gare ndërkombëtare. Vendi i parë për garuesit nga FSK-ja i takoi OR2 Endrit Shatrolli nga Regjimenti i parë i këmbësorisë ( R1K) dhe njëherit u shpall “Ushtari më i mirë 2025” nga FSK-ja, i dyti u radhit OR2 Arbnor Istrefi ( R3K), ndërsa vendi i tretë i takoi OR3 Aurent Hodaj nga (R2K).

Ndërsa në radhët e ndërkombëtareve vendin e parë e fitoi E4 Jan Vajncer nga Republika e Kroacisë, i cili njëherë u shpall “Ushtari më i mirë ndërkombëtar 2025”, i përcjell nga Ushtari Hil Mala nga Republika e Shqipërisë, ndërsa i vendi i tretë i takoi SSG Lucas Peterson nga Garda Kombëtare Ajovas së ShBA.
Në ceremoninë përmbyllëse të garës së ushtarit më të mirë morën pjesë, zëvendës ministri i Mbrojtjes në detyrë, z. Shemsi Syla, zëvendëskomandanti i FSK-së, Gjeneral major Enver Cikaqi, Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, Rreshter majorët e FSK-së dhe vendeve partnere, si dhe oficerë e nënoficerë të FSK-së, dhe të partnerëve ndërkombëtarë dhe të regjionit.

Me një fjalë rasti të pranishmit i përshëndeti z, Shemsi Syla ku falënderoj partnerët dhe organizatorët për realizimin e garës, duke theksuar se neve si Ministri e Mbrojtjes ju përgëzojmë për punën ,angazhimin dhe përkushtimin tuaj, dhe ky bashkëpunim i juaji duhet të na motivoj edhe ne për të punuar dhe angazhuar shumë në realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta.

Në emër të Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari të pranishmit i falënderoi zëvendëskomandanti i FSK-së Gjeneral major Enver Cikaqi , i cili theksoi “kjo ngjarje është bërë tradicionale dhe mbahet që nga viti 2014, dhe një nga qëllimet kryesore të KOMFSK-së është ndërveprueshmëria me partnerët tanë, prandaj edhe kjo garë përmbushë qëllimin e ndërveprimit dhe përkushtimit për të punuar dhe vepruar së bashku me partnerët”.

Gara e “Ushtarit më i mirë 2025” është organizuar nga rreshter majorët e Komandave dhe njësive të FSK-së, nën drejtimin e rreshter majorit të Komandantit të FSK-së Bedri Zuka, i cili theksoi rrëndësin e kësaj gare ku na mbledhë të gjithëve së bashku për të shkëmbyer përvojat tona dhe për të krijuar miqësi të reja.
Në garën “Ushtari më i mirë 2025” morën pjesë garues nga Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria, Kroacia, Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i zi.
Pjesëmarrësit garuan në disiplinat: testi fizik, gjuajtje me armë të gjata dhe të brezit, navigim tokësor, kalimi i poligonit të besueshmërisë, hedhja e granatës, ndihma e parë, vëzhgimi i terrenit dhe marshimi.

Pjesëmarrja e garuesve nga ushtritë e vendeve partnere dhe të rajonit tash e sa vite ka krijuar urat e bashkëpunimit dhe ndërveprimit me FSK-në,në misione dhe qëllime të përbashkëta, gara, ushtrime, trajnime misione paqësore, që tregon qartë shkallën e lartë të bashkëpunimit me vendet partnere, që FSK-ja e ka krijuar me punë, disiplinë, përkushtim dhe profesionalizëm.

NGJARJE TË TJERA

spot_img