Reduktimet e ashpra të energjisë elektrike që kanë kapluar vendin tonë këto ditë e që paralajmërohen se në të ardhmen mund të jenë edhe më të rënduara, po ndikojnë shumë negativisht në jetën e qytetarëve.
Përveç pengesave në biznese ku do të ndikojnë në shtrenjtimin e gjërave, ky reduktim rrezikon edhe futbollin të zhvillohet normalisht.
E dimë që FFK tash e një vjet në kohë rekorde e ka funksionalizuar sistemin VAR, ashtu siç realizohet në çdo kampionat evropian, mirëpo pengesa e madhe është se ai nuk mund të funksionoi pa rrymë.
Infrastruktura në vendin tonë tashmë është e qartë dhe shumë klube për shkak të gjendjes financiare nuk posedojnë gjeneratorë gjë e cila bën që seriozisht ndeshja të mos zhvillohet në veç nuk ka rrymë.
Edicionin e kaluar jemi dëshmitar që një ndeshje në Superligë e luajtur në Skenderaj ndërmjet Drenicës e Gjilanit, gjatë zhvillimit të saj kishte ndërprerje të energjisë çka u desh minutat e fundit me marrëveshje të gjyqtarëve të zhvillohen pa VAR dhe pa transmetim televiziv.
Nga Federata e Futbollit e Kosovës, i kanë thënë Demokracia.com, se klubet vendase janë përgjegjëse për organizimin e ndeshjeve dhe në rast të ndërprerjes së rrymës ato duhet të bëjnë zgjidhje përmes gjeneratorit.
Gazeta merr vesh se shumica e klubeve për momentin nuk posedojnë gjeneratorë dhe kjo do të jetë një kosto shtesë për to gjë e cila edhe mund të ndikojë që shumë ndeshje te kenë probleme nëse veç ndërprehet rryma. Demokracia.com