Lojtarët e Kosovës janë nisur drejt Qipros, ku të hënën do të zhvillojnë ndeshjen e dytë në kudarër të Ligës së Kombeve.
Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar pamjet e nisjes së futbollistëve.
Kujtojmë se në këtë duel nuk do të luajnë Zhegrova, Muric e Muslija, pasi janë përjashtuar nga grumbullimi, shkaku i thyerjes së rregullave disiplinore.
Ndeshja Qipro – Kosova do të luhet nga ora 18:00.
Kosova humbi ndeshjen e parë kundër Rumanisë me rezultat 3:0.