Ekskluzive: Golden Eagle Ylli në bisedime me yllin finlandez, Edon Maxhunin

spot_img

KB Golden Eagle Ylli, pasi dy herë radhazi siguroi titullin e kampionit të Kosovës, tani po kërkon lavdinë edhe në garat evropiane.

Albanian News merr vesh se theranadasit kanë filluar negociatat me yllin e Kombëtares së Finlandës, Edon Maxhunin. Ai konsiderohet ndër lojtarët më të mirë finlandez.

Edoni, i cili është i kërkuar nga një numër i madh i klubeve evropiane, bisedat i ka filluar së fundi me kampionin e Kosovës “Golden Eagle Ylli”.

Kemi biseduar me Yllin, ata tani do të garojnë në garat evropiane dhe po përforcohen me lojtar të rinj. Jemi duke parë edhe ofertat tjera, por mund të them se Ylli ka paraqitur ofertë serioze”, i tha Albanian News një burim i afërt me lojëtarin.

Edoni është me rrënjë kosovare, babai i tij, Besimi ka lënë gjurmë në basketbollin kosovar. Ai aktualisht vepron me zejen e trajnerit në shtetin skandinav.

Ndërkaq xhaxhai i Edonit, Bekim Maxhuni për një edicion (99/2000), kishte mbrojtur ngjyrat e Yllit.

Edon Maxhuni është basketbollist i lindur më 21.03.1998 në Hyvinkää në Finlandë, i gjatë 1.88cm. Ai së fundi u paraqit me ekipin holandez, Heroes Den Bosch kur u paraqitën edhe nē Play-Off të Ligës BNXT./AlbanianNews

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img