Instituti GAP së fundmi ka publikuar disa të dhëna ku tregohen dallimet sipas gjinisë në pagën mesatare në disa sektorë në Kosovë.
Të dhënat që janë publikuar nga GAP i takojnë vitit 2024.
Në administrim publik dhe mbrojtje burrat paguhen 607 euro kurse gratë 508 euro.
Tek aktivitetet e patundshmërisë burrat paguhen 200 euro më shumë se gratë.
Sektorët e tjerë ku burrat dominojnë si më të paguar se gratë janë edhe aktivitetet e shëndetit dhe të punës sociale, aktivitetet e tjera shërvyese, ato financiare e të sigurimit etj.
Në aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike, burrat marrin mesatarisht 622 euro, e gratë 508.
Edhe në arsim, gratë paguhen më pak. Ato marrin 335 euro, e burrat 351.
I vetmi aktivitet ku gratë paguhen më shumë është furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbeturinave, ku marrin 20 euro më shumë se burrat.