Gergina Rodrigues është një nga femrat më seksi dhe më të komentuara në mediat rozë, kjo për faktin se është edhe bashkëshortja e futbollistit të madh Kristiano Ronaldo.
Bukuroshja latine është balerinë, por edhe biznesmene e suksesshme. Ajo asnjëherë nuk e lë vetëm Ronin kur vjen puna te stërvitja, madje në disa aspekte stërvitet më shumë se ai.
Georgina publikoi dy ditë më parë një video nga sesioni i saj stërvitor, teksa nuk nguroi që të provokojë fansat duke vënë duart mbi vithe dhe duke i lëvizur ato.
Sot, ajo publikoi një foto shumë të ëmbël me Ronaldon dhe djalin e vogël në det, por si gjithnjë, nuk përton që të ekspozojë të pasmet bombastike. E veshur me një body ngjyrë jeshile me të zezë, Georgina duket një yll i vërtetë.