Një burrë është gjetur i vdekur dje në bodrumin e shtëpisë së tij në Zveçan, raporton Express.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Sipas Policisë, në vendngjarje është konfiskuar një pistoletë.
Rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.
“Zveçan. 16.09.2023 – 16:30. Raportohet se në bodrumin e shtëpisë së tij pa shenja jete është gjetur viktima mashkull kosovar. Një pistoletë është konfiskuar në lokacion. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.