spot_img

Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në Prishtinë, Prokuroria nis hetimet

spot_img

Një shtetas i huaj është gjetur pa shenja jete të dielën në rrugën “Fan Noli” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për tëvë1.info ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Ahmeti po ashtu ka njoftuar se kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

“Rreth orës 10:30,kemi pranuar informatën  se një person pa shenja jete  në rrugën “Fan Noli”në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull, shtetas i huaj) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkaq, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ka konfirmuar se është lëshuar autorizim që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Prokurori i shtetit ka autorizuar që trupi të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet hetimore lidhur me këtë çështje”, ka bërë të ditur Shala.

NGJARJE TË TJERA

spot_img