Policia njofton se gjatë orëve të natës një femër ka raportuar se e ka vërejtur viktimën mashkull në dukje pa shenja jete.
Në vendngjarje ka dalë ekipi i emergjencës, me ç’rast mjeku kompetent e ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe rasti mbetet te hetohet.