Bashkatdhetarët të cilët ishin për pushime në Kosovë, tashmë kanë filluar të kthehen në vendet e ndryshme evropiane ku ata jetojnë.
E një gjë e tillë ka bërë që tash e disa ditë në pikë kalimet kufitare të shkaktohen kolona të gjata e pritje të shumta.
Me një gjë të tillë bashkatdhetarët janë përball më së shumti në pikë kalimet kufitare me Serbinë.
Por, mëngjesin e sotëm nuk është raportuar për pritje të shumta e as kolona të gjata të automjeteve.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raport i orës 07:17), pritjet për të dalë nga Kosova në pikat kufitare Merdar e Dheu i Bardhë janë nga 10 deri në 30 minuta.
Kolona e automjeteve në Merdar është 200 metra kurse te Dheu i Bardhë 30 metra.
Në pikat tjera kufitare gjithashtu nuk është raportuar për pritje të gjata e as kolona të gjata të automjeteve.