Emisari gjerman, Manuel Sarrazin, ka bërë të ditur se tashmë trupat e CEFTA-s kanë ndryshuar Rregullat e procedurës dhe kanë miratuar suksesshëm 11 vendime, raporton Gazeta Express.
Sarrazin ka thënë se mezi po presin për një Samit të suksesshëm të Procesit të Berlinit në javën e ardhshme.
“Lajmi i mirë”, ka shkruar Sarrazin.
Ky zhbllokim i vendimmarrjes në CEFTA ka ardhur pasi Kosova ka pranuar ofertën gjermane për heqjen e masës së sigurisë për mallrat që futen nga Serbia në këmbim të zëvendësimit të UNMIK-ut me Kosovën në CEFTA.
Reagim për këtë çështje ka pasur edhe kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock.
“Ballkani Perëndimor po afrohet më shumë së bashku. Në Procesin e Berlinit ne arritëm të zgjidhim nyjën në marrëveshjen e tregtisë së lirë CEFTA së bashku. Duke bërë këtë, ne po hapim rrugën për përmirësime konkrete për njerëzit në terren. Dhe forcimin e Europës sonë të përbashkët”, ka shkruar kryediplomatja gjermane.