Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Prishtinë ka ikur nga zyrtarët policorë, pasi që në shtëpinë e tij kanë gjetur substanca narkotike.
Rasti ka ndodhur të premten, rreth orës 21:30.
“Rr. Mahir Domi, Prishtinë 17.05.2024-21:30. Raportohet se njësiti policor gjatë patrullimit ka hasur të dyshuarin mashkull kosovar, të cilin e kanë ndal për legjitimim dhe kontroll. I njëjti ka kërkuar nga zyrtarët policorë që të hynë në shtëpi dhe të marr letërnjoftimin pasi që policia e kishte ndalur para shtëpisë së tij. Në momentin që ka hyrë brenda në shtëpi, i njëjti ka hedhur nga dritarja e ballkonit të shtëpisë në pjesën e pasme një çantë në të cilën kishte: një peshore të vogël digjitale dhe 7 paketime me bari të dyshuar për narkotik të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 2004.4 gram (2 kilogram e 4.4 gram)”, bëhet e ditur në njoftim.
I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.