spot_img

Gjykata Themelore nxjerr vendim, obligon Kurtin që më 4 mars të dëshmojë në Prokurori Speciale

spot_img

Gjykata Themelore e Prishtinës-Departamenti Special ka nxjerrë vendim përmes të cilit ka obliguar kryeministrin Albin Kurti që të paraqitet me datë 4 mars 2025 në Prokurorinë Speciale.

Zëdhënësja e Gjykatës Themlore, Mirlinda Gashi, në përgjigje për Gazetën Express ka treguar se vendimine kanë nxjerrur me datë 21 shkurt 2025, derisa kanë treguar se sot kanë pranuar përgjigjen me shkrim të Zyrës së Kryemnistrit.

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, me Urdhër të gjykatës të datës 21.02.2025 ka obliguar dëshmitarin A.K., që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 28.02.2025, përmes emalit ka pranuar përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit, lidhur me Urdhrin e lartë – theksuar të gjykatës”, ka thënë zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, për Gazetën Express.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, sot ka publikuar letrën që ia kanë dërguar Gjykatës Themelore të Prishtinës, përmes të cilës thonë se Kurti s’po refuzon të dëshmojë dhe kanë kërkuar që Gjykata ta obligojë Prokurorinë që dëshminë e Kurtit ta marrë në Kryeministri.

NGJARJE TË TJERA

spot_img