spot_img

Gjyqtari Nexhmi Rexhepi, kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese

spot_img

Në seancën administrative të mbajtur më 10 dhjetor 2024, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, bazuar në paragrafin 5 të nenit 114 [Përbërja dhe Mandati i Gjykatës Kushtetuese] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kanë zgjedhur gjyqtarin, Nexhmi Rexhepi, kryetar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Në njoftimin për media thuhet se mandati i kryetarit në ardhje të Gjykatës do të fillojë më 31 dhjetor 2024.

“Mandati i kryetarit në ardhje të Gjykatës do të fillojë më 31 dhjetor 2024, pasi që kryetarja aktuale, Gresa Caka-Nimani, të përfundojë mandatin nëntëvjeçar të paraparë për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, sipas përcaktimeve të paragrafit 2 të nenit 114 [Përbërja dhe Mandati i Gjykatës Kushtetuese] të Kushtetutës”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, gjyqtari, Safet Hoxha, është zgjedhur zëvendëskryetar i Gjykatës Kushtetuese.

NGJARJE TË TJERA

spot_img