Grenell: Thaçi dhe Vuçiq u pajtuan ta shpërbëjnë Gjykatën Speciale, por unë bëra një gabim

spot_img

Ish-emisari amerikan, Richard Grenell, ka folur për prapaskenat e negociatave mes Kosovës e Serbisë rreth Gjykatës Speciale sa ishte në udhëheqje Hashim Thaçi.

Ai tha se kishte arritur ta bindte edhe Thaçin edhe presidentin serb Vuçiq që ta shpërbënte Gjykatën Speciale, por tha se arsyeja pse s’u shpërbë ishte një gabim i tij.

“Të dy ata [Thaçin dhe Vuçiqin] arrita që t’i bindja që të binin dakord, që të hiqnin gjykatën ndërkombëtare në Hagë. Ajo që bëja në negociata ishte që të arrija t’i bindja që ta hiqnin dhe t’i sjellin sistemet gjyqësore në vendin e tyre. Ne do ta nënshkruanim edhe këtë si pjesë të marrëveshjes. Mendoj se unë bëra një gabim që i thashë Departamentit amerikan të Drejtësisë për këtë pikë, një zotëri të quajtur Bruce Swartz . I thashë që të dyja palët kishin dakord për ta bërë këtë gjë dhe reagimi i tij ishte shumë i errët. Ai tha se “nuk e di nëse mund ta bëjmë këtë gjë sepse kemi prokurorin amerikan në Hagë që po punon për këtë çështje” dhe unë i thashë: “Brus, shiko. Ne kemi punuar për 20 vjet, prokurori i pa provat dhe tha që s’ka asgjë dhe po e lë këtë detyrë. Nuk ka më aktakuza për këtë”, ka zbuluar Grenell në Top Channel.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, ish-emisari i Administratës Trump tha se derisa ishte në këtë detyrë ka mundur kurdo të trokiste në derën e Presidentit për të diskutuar nga afër, ndërsa tha se kjo mungon në kohën e tanishme me Biden.

“Ai do të bëjë shumë për Ballkanin dhe ka vendosur që personi që do të formojë këto marrëdhënie ekonomike jam unë. Mund të shkoja në zyrën e tij kur të doja kur ishte në pushtet dhe të diskutoja për Ballkanin. Kritika për Biden është se nuk kemi askënd të tillë. Personat që vënë në drejtim në Ballkan janë njerëz që nuk e njohin zotin Biden, që nuk mund të hynë kurrë në atë godinë”, tha Grenell./Express/

NGJARJE TË TJERA

spot_img