spot_img

Gruaja që postoi videon e dhunës ndaj të moshuarës u kërcënua

spot_img

“Veç mos t’pafsha në rrugë se ko me t’myt”, ka qenë njëri ndër mesazhet kërcënuese mes shumë atyre pozitive që ka marrë gruaja që postoi videon e dhunës ndaj të moshuarës në një shtëpi të pleqve në Pejë, Kaltrinë Zeneli. Por ajo nuk e ka mendjen te kërcënimet.

Zeneli në emisionin “Sot” të KTV-së ka treguar se brenga e saj është që nuk ka asnjë informatë se çfarë ka ndodhur me personin që ia ka dërguar videon.

“‘Veç mos t’pafsha në rrugë se ko me t’myt’ ka qenë një ndër mesazhet kërcënuese. Për mua nuk çojnë peshë këto komente. E vetmja brengë është për personin që ma ka dërguar videon dhe nuk e di çka ka ndodh me të. Profilin prej të cilit ma ka dërguar videon, është mbyllur. Nuk e di a ka ndonjë problem me të apo çfarë po ndodh”, ka thënë ajo.

“Përveç meje, mesazhe kërcënuese kanë marrë edhe profilet e tjera që kanë të njëjtin emër. Po dua me ia bë të ditur të gjithëve se nuk kam qenë unë ajo që ka incizuar. Kush ka ndonjë problem të më shkruajë mua”, shtoi Zeneli.

Zeneli publikoi dje videon e sulmit të infermieres Aurona Pelaj ndaj një gruaje të moshuar brenda Qendrës së të Moshuarve në Pejë.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img