Një burrë është sulmuar nga gruaja e tij në Komunën e Pejës të premten para mesnate.
Nga rasti nuk raportohet të lënduar, njofton policia.
“Pejë / 18.10.2024 – 23:00. Është raportuar viktima m/k, se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër/k. Nuk raportohet për të lënduar. Në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.