spot_img

Grupi punues e kryen Udhëzimin Administrativ për largimin e kryetarëve në Veri, Express sjell versionin final

spot_img

Gazeta Express ka siguruar versionin final të udhëzimit administrativ për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të katër komunave veriore. Përpilimi i këtij udhëzimi nisi si ide për shpalljen e zgjedhjeve të reja në Veri, mirëpo më pas ministri Elbert Krasniqi, tha se ky udhëzim do të vlejë për të gjitha komunat. Lexojeni çfarë përmban dokumenti.

Në nenin e parë, shkruan se qëllimi i udhëzimit administrativ është “përcaktimi  i procedurës së inicimit, organizimit dhe dorëzimit të iniciativave të qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni”.

zitës, në pajtim me legjislacionin në fuqi. E pas pranimit të kërkesës me nënshkrime, kryesuesi i kuvendit komunal brenda pesë ditëve nga pranimi e dërgon në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe për dorëzimin e kërkesës, kryesuesi i kuvendit komunal njofton iniciativën qytetare dhe Ministrinë.

Sipas udhëzimit, më pas i mbetet KQZ’së  që në përputhje me legjislacionin në fuqi të verifikojë listën e nënshkrimeve për të cilën pas verifikimit, njofton kryesuesin e kuvendit komunal dhe Ministrinë me vlerësimin përfundimtar.

“Nëse pas verifikimit të listës me nënshkrime sipas paragrafit 8 të këtij neni evidentohen  nënshkrime nga persona që nuk janë votues të regjistruar në komunën përkatëse, ata largohen nga lista e mbështetësve”, thuhet në paragrafin e 9.

Mirëpo, në paragrafin e 10-të thuhet se “nëse për shkak se konstatohet se nuk është arrite numrin minimal prej 20% të votuesve të regjistruar, atëherë iniciativës qytetare i jepet mundësia e plotësimit të kërkesës me nënshkrime shtesë në afatin prej dhjetë (10) ditësh”.

Ndërsa në paragrafin e 11 thuhet se në rast se konstatohet se kërkesa është mbështetur nga së paku njëzet përqind e votuesve të regjistruar, organizohet votimi për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni.

Në nenin e 6 flitet për monitorimin e zbatimit, ku thuhet se MAPL është përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e këtij Udhëzimi.

Ku udhëzim hyn në fuqi në ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img