Si në gjithë vendin, edhe në komunën e Fushë-Kosovës është lansuar Fushata Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas. Mekanizmi Koordinues Kundër Dhunës në Familje dhe Zyrtarja për Barazi Gjinore, në një Tryezë të organizuar, hapën Fushatën Vetëdijësuese Kundër Dhunës ndaj Gruas e filluar nga 25 Nëntor deri me 10 Dhjetor.
Qëllimi i fushatë është zhvillimi i aktiviteteve të ndryshme në ngritje të vetëdijes dhe pasojat e kësaj dukurie e cila çdo ditë po i shkatërron familjet tona.
Aktivitetet të cilat parashihen gjatë fushatës janë: takime, punëtori informuese me komunitetin, shpërndarja e materialeve informuese etj.