Ministria e Ekonomisë sot ka hapur thirrjen publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje për shtëpi dhe banesa të financuara nga Bashkimi Evropian në Kosovë (BE).
Në njoftimin për media thuhet se masat e prezantuara synojnë mbështetjen e konsumatorëve familjarë, në veçanti konsumatorët në nevojë si investimi në instalimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje, e të cilat përfshijnë:
Pompë termike,
Kondicioner/ klimë efiçiente,
Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket), dhe
Stufa individuale me biomasë.
Vlera e subvencionimit për një pajisje pompë termike është tridhjetë për qind (30%) e vlerës investive, apo deri në 2,000.00 €.
Kondicioner/ klimë, vlera e subvencionimit për një pajisje është dyzet për qind (40%) e vlerës investive, apo deri në 400.00 €. Për prindërit vetushqyes dhe qytetarët që janë në mbështetje të skemës së ndihmës sociale (kategoria 1 dhe 2) subvencionohet gjashtëdhjetë për qind (60%) e vlerës investive dhe deri në 550.00 €.
Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket), subvencionohet shtatëdhjetë përqind (70%) e vlerës investive dhe deri në 1200.00 €.
Ndërsa, stufa individuale me biomasë, vlera e subvencionimit për 1 pajisje është shtatëdhjetë për qind (70%) e vlerës investive dhe deri në 435.00 €.
Për prindërit vetushqyes dhe qytetarët që janë në mbështetje të skemës së ndihmës sociale (kategoria 1 dhe 2) subvencionohet nëntëdhjetë për qind (90%) e vlerës investive, apo deri në 560.00 €.
Në njoftimin për media thuhet se pajisjet që blihen para datës së shpalljes së thirrjes, nuk do të subvencionohen.
Qytetarët që kanë qenë përfitues të subvencionit për blerjen e pajisjeve ngrohëse efiçiente, të njërës nga thirrjet publike: thirrjes publike Nr. 02/2022, më datë 06.10.2022; thirrjes publike Nr.03/2022, më datë 18.11.2022, ose; thirrjes publike Nr.03/2023, më datë 22.09.2023, nuk kanë të drejtë të aplikojnë për subvencionim për pajisjet ngrohëse efiçiente në kuadër të thirrjes publike Nr. 05/2024.
Afati për aplikim është tridhjetë ditë kalendarike nga dita që hapet thirrja, pra deri më datën 11 tetor të vitit 2024, ose deri në shpenzimin e buxhetit të alokuar për këtë thirrje.
“Aplikimet e pranuara do të shqyrtohen bazuar në parimin KUSH APLIKON I PARI, SHËRBEHET I PARI, andaj inkurajoheni të aplikoni sa më herët.
Aplikimi bëhet online përmes platformës e-Kosova: https://ekosova.rks-gov.net/472”, thuhet në njoftim.
Informatat e plota të thirrjes mund t’i gjeni në linkun: https://me.rks-gov.net/…/Thirrje-publike-Investimi-ne…
Për më shumë informacione dhe sqarime shtesë rreth fazave të aplikimit mund të drejtoheni me shkrim në email adresën: [email protected]
Apo të kontaktoni në numrat e telefonit: 038 200 215 89 / 038 200 215 55, nga e hëna deri të premten, duke filluar nga ora: 08:30-12:00 dhe nga ora 13:00-16:00.