Shefi i deputetëve të AAK-së, Daut Haradinaj, thotë se qëllimi i tyre është të arrijnë numrin prej 20 deputetëve në zgjedhjet e reja, që pritet të mbahen shumë shpejt në vend.
Haradinaj thotë se është i bindur se numri i deputetëve të ardhshëm të AAK-së do të jetë dyshifror, por që po synojnë që ky numër të shkojë deri në 20.
“Numri i deputetëve të AAK-së do të jetë gjithqysh mbi dyshifror, por qëllimi ynë kryesor do të jetë që t’i arrijmë 20 deputetë në këto zgjedhje”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka folur edhe për listën e kandidatëve të AAK-së në zgjedhjet e reja. Thotë se lista e AAK-së do të jetë shumë e fuqishme dhe do të punojnë që jashtë saj të mos lënë asnjë kategori të shoqërisë kosovare.
“Lista jonë e kandidatëve për deputet do të jetë e fuqishme. Nuk do të lëmë asnjë kategori në vend që nuk do ta përfshijmë në listë”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj në RTK.