spot_img

Haradinaj i reagon Kurtit: SHBA-ja shpëtoi shqiptarët e Kosovës nga zhdukja

spot_img

“Amerikanët nuk duhet të presin që unë ta shoh Beogradin zyrtar me sytë e Departamentit të Shtetit. Unë kam qenë rob lufte, i burgosur politik dhe e di historinë e serbëve dhe shqiptarëve”.

Kështu ka thënë kryeministri Albin Kurti në një bashkëbisedim me Ditmir Bushatin.

E kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së tij.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook i është drejtuar Kurtit me fjalët – “duhet qenë shumë smirëzi ta thuash këtë gjë”.

“Albin Kurti flet në emër të vetin e jo të Kosovës. Ai ka kohë që nuk e përfaqëson qëndrimin e këtij populli. Duhet të jesh shumë smirëzi të thuash “mos të presë Amerika që unë ta shoh Serbinë me sytë e saj”! Sytë e Amerikës kanë qenë pilotët e saj që e kanë shpëtuar një popull nga zhdukja, o i mjerë!,” shkroi Haradinaj.

Ndërsa Kurti tha se paraardhësit e tij e kanë vështirësuar pozicionin e tij në ndërtimin e raporteve me ndërkombëtarët.

“Ambiciet e mia për kombin shqiptar janë më të mëdha se të SHBA-së dhe BE-së”, ka deklaruar mes tjerash Kurti./Telegrafi

NGJARJE TË TJERA

spot_img