Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar urgjentisht shkarkimin e kryeministrit dhe Qeverisë, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti është i kapur në mashtrim, i humbur në qeverisje dhe i pashpresë për ekonomi, arsim e shëndetësi, i zhytur në korrupsion, i pabesueshëm për aleatët euroatlantikë.
Haradinaj ka thënë se Kurti po kërkon shpëton te kriminelët në veri.
Postimi i tij i plotë:
I zbuluar dhe i kapun në mashtrim. I humbur në qeverisje dhe i pashpresë për ekonomi, arsim e shëndetësi;
I zhytur në korrupsion dhe i kapun në hajni;
I pabesueshëm për aleatët euroatlantikë;
I kapun në pabesi dhe i dënuar prej tyre, Kurti po kërkon shpëtim te kriminelët në veri;
S’e shpëtojnë as ata, s’e ka drejtësi për të gjithë dhe ka për të pasur për popullin e shumëvuajtur të Kosovës edhe nga e keqja Kurti.
Prandaj shkarkimi i Kryeministrit dhe Qeverisë, është urgjencë kombëtare!