K ryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se Albin Kurti e ka ndërtuar një kala prej letre.
Sipas tij, kjo kala do të bie në mënyrën se si është ndërtuar.
P ërmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se ka skandale të ministrave të Kurtit dhe bashkëpunëtorëve të tij.
”Skandalet e njëpasnjëshme të ministrave dhe të bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Albin Kurtit; kursi i gjoja “politikanit të fortë” i vet Albinit dhe zbrapsja e tij prej krejt çfarë ka thënë e ka premtuar në jetën e tij, e bëjnë atë politikanin më qesharak e më të dëmshëm në historinë më të re të Kosovës”.
“Krejt çfarë ka bërë Albin Kurti në jetën e tij politike është: Ai e ka ndërtu një kala prej letre, e cila do të bie në të njëjtën mënyrë siç edhe është ndërtuar”, ka shkruar Haradinaj të hënën.
Reagimi i kreut të AAK-së vjen, pas përgjimeve të publikuara në Nacionale, ku shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila bisedon me nënkryetarin e Listës Serbe, Slavko Simiqi, për agjendën parlamentare.