spot_img

Haradinaj: Osmani të distancohet tërësisht nga Qeveria Kurti

spot_img

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që të distancohet nga qeveria e udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti.

Në një konferencë për media, Haradinaj ka thënë se Osmani duhet t’iu kërkojë falje qytetarëve pasi sipas tij asnjë premtim nga kjo qeveri nuk është plotësuar.

“Presidentja bën mirë që të distancohet nga Qeveria në tërësi. Për shkak se presidentja dikur ka kërkuar votë për këtë opsion qeverisës, pra për Kurtin. Nëse vota atëherë është kërkuar për një perspektivë euro-atlantike atëherë kjo s’ka dalur të jetë ashtu. Ka kërkuar votë për zhvillim ekonomik dhe ka dalur e kundërta, i takon presidentes që të distancohet nga kjo qeveri. Presidentja në një mënyrë duhet t’i kërkoj falje edhe qytetarëve të vendit për mosrealizimin e premtimeve”, ka deklaruar Haradinaj.

NGJARJE TË TJERA

spot_img