Ramush Haradinaj përmes një konference ka premtuar rrogë minimale prej 1000 eurosh deri në vitin 2028. Akuzoi kryeministrin Albin Kurti për deficit patriotism. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, vazhdoi promomin e punës së komunave që udhëheq LDK-ja. E, kryeministri Kurti u takua me mërgatën shqiptare në Çikago.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e nisi fushatën për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit me premtimin për ritje të konsiderueshme të pagave, e me kritika për kryeministrin Albin Kurti.
Nëpërmjet një konference të përbashkët shtypi me përfaqësues të tri grupimeve politike – asaj Nisma, Lista Konservatore e Forumi Intelektual, Haradinaj tha se pas 9 shkurtit Kosova e ka mundësinë që t’i kthehet normalitetit.
“Që nga ditët e para të qeverisjes sonë nuk do të ketë pagë mesatare nën 1000 euro dhe s’do të ketë asnjë pagë nën 500 euro. Deri në fund të mandatt më 2028, paga minimale do të jetë 1000 euro”, tha Haradinaj.
Ai i kualifikoi politikat e kryeministrit Kurti në veri si veprime për ta fshehur deficitin patriotik, të cilin, siç tha ai, nuk e dëshmoi kur ishte koha teksa e akuzoi edhe për agjendë të dyshimtë.
“Amerikanët nuk është se duan të mos hapet ura, por nuk duan që të ndahet veriu. Ky e ka pas skenar t’i bëjë disa incidente, disa andej e disa këndej, të forcohet vija ndarëse dhe prapë të ndahet veriu”, tha Haradinaj.
E kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e promovoi nëpërmjet një postimi në Facebook qeverisjen e partisë së tij në Komunën e Fushë-Kosovës. Ai qysh prej korrikut e ka nisur një fushatë të publikimit të videove për ato që i konsideron si suksese në komunat e udhëhequra nga LDK-ja.
Ato që i konsideron si të arritura të Qeverisë, përfshirë forcimin e mbrojtjes dhe të sigurisë, kryeministri Kurti i prezantoi në Çikago të Shteteve të Bashkuara, gjatë takit me pjes ëtarë të komunitetit shqiptar.
Fushata zgjedhore pritet të nisë zyrtarisht një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve. Presidentja Vjosa Osmani javën e shkuar e shpalli 9 shkurtin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, të parat të rregullta parlamentare që prej shpalljes së pavarësisë.