spot_img

Hashimi i Gjithëpushtetshëm dhe Mëshirëplotë

spot_img

Shkruan Sali Bytyçi

Dikur, moti, mrekullitë ngjanin në Lindje: në Arabinë Saudite, në Egjipt, në Palestinë, e përreth tyre, ku Të Dërguarit e Krijuesit bisedonin me Të Madhin dhe fjalët e të Madhërishmit ia transmetonin popullit të tyre, deri në kohën kur doli në skenë Muhamedi, a.s., i cili tha se është I Dërguari i fundit dhe se mesazhet e tij vlejnë deri në Ditën e Gjykimit, nuk ka mesazhe të tjera as Të Dërguar tjetër; deri atëherë vetëm keni me u falë, me agjinu e me vdekë; kush ka mundësi (kupto: lekë, euro, dollarë), do të ketë më shumë tokë, më shumë gja, më shumë gra, të pamundurit, do të presin Fitër Bajramin, me gëzim, se ata që kanë do t’iu japin diçka; atë ditë (të Gjykimit) përfundon çdo gjë dhe, kush është për xhenet, drejt e në xhenet, kush është për xhehenem, drejt e në flakët e tij të pasosura!

Tani, në kohën postmoderne, 1400 vjet pasi i tha këto I Dërguari i fundit, ymet i të cilit shumica prej nesh pretendojnë të jemi, dhe që xhenetin e kemi të siguruar për këtë, si shpërblim se nuk e lëshojmë rrugën e Tij, dhe 2000 vjet pasi shejti Pal na i solli deri këtu (vetëm mendoni sa rrugë bëri për t’na i sjellë!) mësimet e Jesuit, mrekullitë më nuk ndodhin as në Qabe, as në Betlehem, po në Kosovën e shejtë ku, deri para një dekade e gjysmë, në mesin tonë kishim një profet, me emrin Ibrahim, që na e kujton babanë e profetëve, babën e Ismailit dhe Isakut, i cili, edhe ky,, tuj ndjekë rrugën e Abrahamit të parë, Patriarkut të profetëve, la Durimin dhe Ukën, po e la edhe Teutën, po kjo e fundit është një çështje tjetër…
Ky profet, që kishte shumë qejf t’i ngjante Jesuit, po që nuk preferonte të gozhdohej në kryq; që në mes të kryqit dhe gotës së uiskit, më shumë preferonte gotën; pos mesazheve të Të Naltit, që na i sillte të xhumave, kishte qejf të shpërblente ndonjëherë; zakonisht dhuronte gurë, me të cilët i kishte xhepat plot; mikut më të madh ia jepte gurin më të madh, mikut të mesëm të mesmin, të voglit, një fare të vogël – këtë rregull kurrë nuk e thyente, kishte parime; po nuk e tepronte me shpërblime – fundi fundit, profetët nuk shpërblejnë, detyra e tyre është transmetimi i mesazhit të Të Gjithëpushtetshmit, jo shpërblimet, sepse këto të fundit janë nën juridiksionin e Të Madhit dhe ai nuk do që askush të përzihet në punët e tij.
Pas mrekullisë së parë, kur na ra hise të kishim në mesin tonë një Të Dërguar – që edhe aq nuk ia ditëm sa qe gjallë, kur, fap, na zbriti mrekullia e dytë – edhe këtij nuk po ia dimë, por kur nuk do ta kemi në mesin tonë, do të na bjerë në mend për të; zbriti Hashimi, xh.h., i cili në fillim ishte shumë i thjeshtë, i përvuajtur, po që pësoi një ngritje dhe një zmadhim të menjëhershëm, të çdoanshëm, sa ia kaloi Të Dërguarit dhe u bë I Gjithëpushtetshëm dhe Mëshirëplotë, siç është vetëm Allahu, xh. h.

Po Hashimi, I Gjithëpushtetshëm dhe Mëshirëplotë, ndjek një parim të kundërt me atë të Allahut, po ashtu Mëshirëplotë e Të Gjithëtëpushtetshëm: ndërsa Allahu, xh. h., i shpërblen të gjithë ata që i nënshtrohen Atij: ata që luten me rregull dhe agjinojnë, ata që nuk bëjnë gjë tjetër në këtë botë, po që mendjen e mbajnë vetëm tek Allahu, si dhe të gjithë ata që iu nënshtrohen pushteteve tokësore, sepse edhe ato pushtete janë shenjë e drejtësisë së Tij në Tokë; Hashimi, i Gjithëpushtetshëm dhe Mëshirëplotë, ka një parim tjetër nga ai i Allahut: Ai, të gjithë ata që e akuzojnë, i shpërblen; madhësia e shpërblimit varet nga madhësia e akuzës që ia bëjnë; akuza e madhe – shpërblimi i madh, akuza e mesme automatikisht është shpërblim i mesëm, akuza e vogël, një shpërblim sa për të thënë; ata që nuk e akuzojnë i shpërblen me indiferencë të plotë dhe me përbuzje!

Atë parin akuzues e kishte shpërblyer me postin e ambasadorit; akuzuesin e dytë e kishte dërguar konsull në një vend të largët, vend ku gjithnjë ishte verë; akuzuesit e vegjël i kishte shpërndarë si punëtorë në ambasada e konsullata: ndonjë tjetër, që as gruaja nuk ia qet votën, e kishte bërë deputet; terminalet doganore nuk i kurseu për akuzuesit; një ditë arriti deri atje sa, ata që e akuzuan për vite me radhë, t’i bëjë edhe këshilltarë politikë të tij dhe jo këshilltarë dosido, po këshilltarë të parë! (Sa madhështor duket i Gjithëpushtetshmi Hashim kur, krahas tij, në sheshin “Nënë Tereza”, me kravatë të kuqe, i shkëlqen fytyra atij që deri dje e ka akuzuar duke e kërcënuar me gjyq, kinse për punët e liga që ia paska bërë!).
Por jo vetëm individë që shpërblen Hashimi i Madhërishëm – fuqia e të Gjithëpushtetshmit është e madhe, po edhe Mëshira e tij e pasosur – po edhe fshatra që e akuzuan shpërbleu, shpërbleu qytete e krahina.

Edhe Lidhjen Demokratike, e cila që më shumë se dy dekada e akuzoi me çdo lloj akuze, edhe me ato më monstruozet, në kohën kur kjo e fundit e kishte humbur besimin se do të arrinte të merrte Qeverinë dhe që, i Gjithëpushtetshmi vetëm me një fjalë – zgjedhje – mund ta çonte në opozitë shumëvjeçare (tha: Të bëhet), e shpërbleu me Qeveri (ua solla, merreni, bëni çfarë të doni, në dorë tani e keni, q. veten në b…, hiqmuni qafe!).

Dhe, paqja dhe hiri i tij, më të shndritshme dhe më të ngrohta se rrezet e diellit, të pasosura, u shpërndanë në të katër anët e vendit tonë…
Deri, tani, pa i shpërblyer, të Gjithëpushtetshmit e Mëshirëplotit Hashim i kanë mbetur edhe dy veta: Albin Kurti e Aleksandër Vuçiqi. Dhe, sipas të Gjithëpushtetshmit Hashim, I pari është i vetmi akuzues që nuk meriton shpërblim, sepse, faji i tij i vetëm është se ai nuk kërkon shpërblim, po do t’ia marrë pushtetin; i dyti, po, është këmbëngulës, ai sa e akuzon të Gjithëpushtetshmin Hashim, sa i kërkon shpërblim, duhet diçka me marrë, nuk bën pa diçka, diçka duhet me dhanë, pastaj ai e di që Hashimi është Mëshirëplotë dhe Shpërblyes, dhe I Gjithëpushtetshmi do t’i japë edhe këtij, që e ka bërë synin e qenit, që nuk do t’i hiqet qafe pa ndonjë shpërblim, që është bërë si fëmija i keq, sa lutet, sa kërcënohet, sa akuzon që e ka lënë anash!

Dhe, në fund, bëhet pyetja: Çfarë do t’i japë Hashimi i Gjithëpushtetshëm Vuçiqit, që të përmbyllet Koha e Shpërblimeve dhe të vendoset paqja e plotë në këtë pjesë të botës; përndryshe, nëse nuk i jep shpërblim, nuk arrihet kjo paqe, e gjithë bota rrezikon dhe dita e Gjykimit na pret pas derës!
Hashimi I Gjithëpushtetshëm dhe Mëshirëplotë, ose shkurt: Shpërblyesi, as Vuçiqin nuk do ta lërë pa një shpërblim; fundi fundit I Gjithëpushtetshmi ka mjaft, ndaj edhe jep, shpërblen; ato që janë, janë që të jepen, jo të hahen, edhe Vuçiqit ia mbyll gojën me një shpërblim, e heq qafe; ata, njerëzit, që mbeten paskëtaj, do të jetojnë si në Eldorado, me lugë të arit do të hanë, kuptohet atë që do ta kenë, jeta e lumtur do të vazhdojë, pa asnjë ditë të vranët, deri në Ditën e Gjykimit, kur engjëlli Gabriel do t’i ndajë njerëzit në dy pjesë; shumicën ne ferr, ata pak të devotshëm në parajsë.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img