Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala pritet të transferohet sot në Obejktin e Dhomnave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Burime të IndeksOnline bëjne me dije se ai pritet të transferohet në Hagë, pas përfundimit të intervistimit.
Ish-luftëtari i UÇK-së po intervistohet me urdhër të Gjykatës Speciale që nga mengjesi.
Familjarët kanë thënë se nuk kanë asnjë informacion se për çka është ndaluar Shala.