spot_img

Hedhja e granatës së dorës në Mitrovicën Veriore

spot_img

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e së premtes në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicën Veriore.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar Drejtori Rajonal i Policisë në Mitrovicën Veriore, Veton Elshani, i cili bëri të ditur se përpos dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Pas daljes në vend të ngjarjes së ekipit të specializuar dyshohet se kemi të bëjmë me shpërthim të granatës së dorës M75.

Këtë akt e dënoi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili tha se deri te kjo erdhi pas arrestimit të tre serbëve të dyshuar për krime lufte.

Përmes një postimi në Facebook, ai fajësoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për dhënien e e këtij urdhëri.

“Në shenjë revolte ndaj arrestimit të këtyre personave, si mesazh ndaj drejtësisë sonë dhe me qëllim të shkaktimit të terrorit tek qytetarët tanë, grupe kriminale mbrëmë kanë hedhur granatë dore ushtarake në Lagjen e Boshnjakëve. Inspirimi, mbështetja dhe urdhëri për këtë akt kriminal ka ardhur nga ish Ministri i Propagandës në kohën e Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Serbia me në krye Vuçiqin, jo vetëm që nuk e pranon këtë fakt, por glorifikon kriminelët e luftës. Dëshmia e qëndrimit të saj të pandryshuar është vetë planifikimi i aktit të hedhjes së granatës”, është shprehur ministri Sveçla.

Teksa për këtë shpërthim pati edhe reagime nga faktori ndërkombëtar.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano u shpreh se po përcjellin me shqetësim situatën në pjesën veriore të vendit.

“Jemi të shqetësuar për vazhdimin e situatës ku nuk ka një de-përshkallëzim të tensioneve. Dua të ripërsëris se jemi duke e përcjell me shqetësim situatën dhe do të reagojmë me kohë në rast se është e nevojshme”, ka deklaruar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Gjatë muajve të fundit të shpeshta kanë qenë hedhjet e garanave në këtë pjesë të vendit, kjo pas zgjedhjes së kryetarëve shqiptarë në katër komunat veriore.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img