Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po shërohet nga një rast helmimi nga ushqimi, tha zyra e tij të dielën, duke shtuar se ai do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij, ndërsa pushon në shtëpi për tre ditët e ardhshme.
Netanyahu, 75 vjeç, u sëmur gjatë natës dhe u zbulua se vuante nga inflamacioni i zorrëve dhe dehidratim, për të cilat po merr lëngje intravenoze, tha një deklaratë.
“Në përputhje me udhëzimet e mjekëve të tij, kryeministri do të pushojë në shtëpi për tre ditët e ardhshme dhe do të menaxhojë punët shtetërore prej andej”, shtoi zyra e tij.
Netanyahut iu vendos një stimulues kardiak në vitin 2023 dhe dhjetorin e kaluar iu hoq prostata pasi u diagnostikua me një infeksion të traktit urinar.