Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës sot është bërë tërheqja e shortit për 1/8 e finales në Kupën e Kosovës në futboll.
Spikat përballja e skuadrave elite, Prishtina dhe Dukagjini.
Fituesi në fuqi i trofeut, Llapi do ta vizitojë Prizrenin për t’u takuar me Lirinë.
Kampioni Ballkani ka pasur fat në short pasi do të ballafaqohet me A&N, skuadrën që bën gara në Ligën e Parë.
Fat ka pasur edhe Gjilani që luan në shtëpi kundër Vjosës e cila gjithashtu garat i zhvillon në Ligën e Parë të Kosovës.
Ndeshjet do të luhen më 5 dhe 6 shkurt të vitit 2023 dhe zhvillohen me sistem direkt eleminimi.
Çiftet e plota:
Prishtina – Dukagjini
Flamurtari – Vushtrria
Malisheva – Fushë Kosova
Ballkani – A&N
Gjilani – Vjosa
Liria – Llapi
Behari – Prizreni
Feronikeli 74 – Trepça 89.