Malisheva ka debutua me fitore në garat evropiane.
Skuadra e cila është në pronësi të bizesmenit të njohur Driton Morina, ka shënuar fitore përballë Buduçnostit të Malit të Zi, me rezultat 1:0.
Kjo Ndeshje që i takoi rrethit të parë të Konferencë Ligës, ishte e para për këtë klub në arenën ndërkombetare.
Golin e vetëm në takimin që u zhvillua në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, e realizoi Etnik Bruti në minutën e 67, shkruan Albanian News
Pas një javë këto dy skuadra do të zhvillojnë ndeshjën e kthimit në Podgoricë.